(0)

Rreth nesh

Ami Event është kompania e parë në fushën e organizimit të eventeve, prej vitit 2007 që vazhdon të zhvillojë një sistem unikal për krijimin, operimin dhe marketimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e organizimit të festave si dasma, evente, konferenca, koncerte, reklama, trajnime, konkurse etj.

Kompania operon me një rrjet të gjerë profesionistesh të cilet garantojnë sherbimin më të mire që ofron tregu shqiptar dhe më gjërë.

Ami Event operon me partnerët më të fuqishëm në tregun botëror, me koleksionet më të fundit të pasarelave të modës, me hotelet dhe restorantet më luksoze, me profesionistët më të mirë të fotografisë dhe videoprojeksionit, me Këngëtarët dhe DJ më të kërkuar në treg, si dhe elementë të tjerë artistikë, të domosdoshëm në organizimin unik të një eventi.

Efiçienca në shërbimet tona është vlerësuar nga klientët tanë kryesore duke përfshirë kompani prestigjoze dhe institucione qëndrore. Portofoli i klientëve tanë është rritur me hapa galopantë. Klientët na besojnë ditën e tyre më të veçante dhe ne ju sjellim stilet më unike.