Evente

10 vjetori i paharrueshëm i Emili's

Jo të gjithë, e mbajmë mend si e kemi kaluar 10 vjetorin tonë. Por, vogëlushja Emili me siguri ka për ti mbetur mend gjatë kjo ditë e veçantë pariziane e bërë surprizë nga prindërit e saj. Një dekor shumëngjyrësh dhe plot fantazi, i uron Emili't mirëseardhjen tashmë në një dekadë të re, ku e pret një moshë edhe me e bukur e plot energji.

Shiko galerine fotografike

SmartCom

SmartCom ishte një tjetër kompani që na besoi organizimin e festës së fundvitit 2017. Me ngjyra Krishtlindjesh dhe detaje të reja, dekori dhe ndriçimi, sillnin një atmosferë festive që u kthye në një mbrëmje të këndshme për stafin e SmartCom. 

 

Shiko galerine fotografike

Arbina dhe Afrimi

 

Dashuria disa vjeçare e Arbines  dhe Afrimit u kurorëzua në një dasmë intime në datën 14 Gusht 2017. Çdo gjë ishte e menduar me mjaft fines dhe elegancë, deri në detaj nga vetë nusja, dhe e kuruar nga profesionistët e Ami Event. Një dasëm në natyë nën dritën e qirinjëve, bardhësia e dekorit kombinohej mjaft bukur me kompozimin e luleve jeshile, thjeshtësi që të sillte në mëndje natyrën.

 

Shiko galerine fotografike

BMC

Mbrëmjen e festave të fundvitit BMC, ia ka besuar profesionistëve të vërtetë të Ami Event.Dekori me detajet gold  ka bërë këtë mbrëmje të veçantë dhe ambjent festiv.

Shiko galerine fotografike

Zaimina's Babyshower

Ardhja në jetë e një fëmije është gëzim për këdo që e provon...Ja si e zgjodhi e bukura Zaimina të festojë për vogëlushen që do të sjellë në jetë KHLOE. Një dekor i realizuar me shumë dashuri dhe përkushtim nga të palodhurit e Ami Event ku janë kuruar me shumë kujdes detaje për të bërë në dukje një babyshower për princesha!

Shiko galerine fotografike

Eneida dhe Albani

Eneida dhe Albani u martuan në 4 Dhjetor, por kjo nuk i ndaloi për të realizuar një nga dasmat më të bukura në Ami Event. Dekori ideuar me dru dhe gështenja për të qenë në sinkron me stinën e dimrit dhe sidomos me dëshirën e nuses që e kthyem në realitet.

Shiko galerine fotografike

Ermiri dhe Ina

Ata u martuan me rite tradicionale, por me një dasmë jashtë klisheve. Organizuan festa chic dhe u argëtuan të shkujdesur. Kjo është dasma e Inës dhe e Ermirit, të cilët na tregojnë se sa bukur është ta jetosh ëndrrën e dasmës. Gjithë organizimin e lanë në dorën e profesionistëve të Ami Event, ku Ermiri është administrator. Ai i njeh kolegët me të cilët punon dhe ishte i sigurt se çdo gjë do ta bënin me përsosmëri. Ata vetëm sa shijuan lumturinë e ditës më të veçantë të jetës së tyre, kurorëzimin e dashurisë. Copëzat kishin filluar t’i shijonin që dy më përpara me një udhëtim romantik në Venecia dhe vazhduan t’i shijojnë edhe pas dasme, për muaj mjalti në Tajlandë.

Shiko galerine fotografike

Veshur me pafajesi

Një koleksion i rrallë është prezantuar në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara nga stilistja Mirela Nurce. Ky ka qenë një koleksion unik me vizatime të nxënësve që nuk dëgjojnë. Këto vizatime janë derdhur në copa e në stofra shumëngjyrëshe. Fustanet janë veshur nga personalitet e medias, artit dhe kulturës. 20% e vlerës së shitjes së çdo produkti shkoi për Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë. Kjo iniciative është mbështetur dhe nga UNDP. Ndërsa  për skenografinë, DJ dhe Audion u kujdes Ami Event.

Shiko galerine fotografike