Si te zgjidhni fustanin ideal te dasmes

Nuk besoj se ka dicka me tradicionale ne bote sesa fustani i bardhe. Cdo vajze, qe e vogel ka imagjinuar se si mund te jete dita speciale kur te veshe fustanin e bardhe, te ece me hapa te qete drejt altarit dhe te thote “une pranoj”. Pergatitjet e dasmes jane te gjata, por gjithmone te gezueshme. Dhe zgjedhja e fustanit eshte nje nga momentet me emocionuese per nje femer. Duhet i gjate? Me shpine te hapur? Me menge apo jo... Te shumta jane pyetjet qe i ben vetes nje femer kur ka nevoje te pergatitet per momentin e shumepritur. Sot ne ateliete e ndryshme mund te gjesh varietete te shumta te fustaneve te nuserise. Perpara se te beni zgjedhjen e fustanit ju duhet te bindeni per disa detaje qe ne po jua ofrojme.

Sipas siluetes

Fustanet e nuserise jane dizenjuar ne silueta te ndryshme. Perpara se te vendosni, ju duhet te gjeni cila nga format e disponueshme eshte me e pershtatshme per trupin tuaj.  Cfare do e lehtesonte shume punen do te ishte shikimi i fotove te fustaneve me nuse te verteta dhe jo modele. Kjo do ju jepte nje pamje me te qarte te asaj se si do dukeshit ju ne ate fustan.

Fustanet e fryre(Ball ose Bushy dresses) jane te pershtatshme per cdo lloj trupi. Ky tip nuk do ishte i pershtatshem vetem per vajzat me shtat te vogel, sepse sic mund ta mendoni, nuk do dukeshin mire.  Per te ruajtur formen e ketij fustani duhet te vishet nje zhupon qe te jape idene e fustanit te fryre. Prandaj fustani mund te rendohet pak.

Sirene: te gjithe dime histori per sirenat dhe nimfat e detit te njohura per bukurine e tyre. Kur vjen puna tek fustanet sirene jane fustanet me te njohur per dasma. Ai thekson linjat femerore dhe i jep lirshmeri nuses, gje qe e deshiron cdo nuse.

Fustanet ne forme A jane shume te perhstatshem dhe shume te preferuar per dasma.  I pershtaten pothuajse cdo trupi. Nqs keni ca kile teper ky fustan ua fsheh ne menyre perfekte.

Fustanet pas trupit jane nje zgjedhje perfekte per femra me forma perfekte, qe pervecse te bukura duan te tregojne qe jane ne forme. Nqs jeni nje femer qe nuk e vleresoni trupin tuaj si perfekt, ne cdo rast mos e vishni kete fustan. Jo sepse nuk do dukeshit mire, por ne vend qe te shijoni ceremonine, do te ndiheni ne siklet me dyshimin nqs dukeni mire ose jo.

Fustanet me bel perandorak. Keta jane fustane te lidhur poshte bustit dhe qe bien lirshem poshte tij. Jane te pershtatshem per dasma te zakonshme ose per klima tropikale. Shpesh te perdorura nga grate shtatzana per shkak te lehtesise qe krijojne. Zakonisht behen me nje cope te lehte dhe te dukshme.

Fustanet e shkurter te nuserise jane kaq te preferuar vitet e fundit, por per fat te keq vetem per vajzat qe  mund te tregojne kembet e tyre te holla.


  • Planifiko
    eventin tënd

    Njihu me shërbimet e AmiEvent dhe shtoji ato në shportë për të kërkuar një preventiv të saktë nga stafi ynë.

    Planifiko tani
  • Revista
    AMI

    Njihu me Revistën AMI, një botim që përmbledh të gjitha tendecat e fundit për një dasëm perfekte.

    Zbulo edicionin 2016
  • Të rejat
    e fundit

    Lexoni blogun e Ami-t për plot kuriozitete të ndryshme të lidhura me botën e dasmave dhe jo vetëm.

    Lexo blogun
  • Lufta
    e Nuseve

    Doni të merrni pjesë në edicionin e ri të Lufta e Nuseve? Aplikoni tani ose shikoni seritë e edicioneve të kaluara.

    Apliko per edicionin 2016
  • Zbulo ofertat
    e parezistueshme

    Njihu me ofertat më të mira për të përfituar eksperienca magjike me çmime të paimagjinueshme.

    Meso me shume

Evente

10 vjetori i paharrueshëm i Kendrës

Meso me shume

Mbrëmja e Bamirësisë

Meso me shume

Banka Kombëtare Tregtare

Meso me shume